Holanda i dhuron 3 milionë euro Shqipërisë për tërmetin

Holanda i dhuron 3 milionë euro Shqipërisë për tërmetin

Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për Shqipërinë, për  rindërtimin pas tërmetit tragjik.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok, i cili përmes një mesazhi në Twitter thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit.

"Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milion € për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë” tha Blok.

Kujtojmë se Konferenca e Donatorëve do të mbahet në datën 17 shkurt në Bruksel, ku qeveria shqiptare pret të akordohet një fond i madh për rindërtimin nga tërmeti, fatura e dëmeve të të cilit është 985 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy