Detaje të reja rreth superoperacionit në birgjet greke, ku u kap një gomone me 1.6 ton kanabis. Sipas deklrataës zyrtare nga policia e shtetit fqinj, bëhet fjalë për një sasi prej 1.6 ton drogë, ndërsa janë arrestuar 6 shqiptarë, 2 grekë, 1 italian dhe 1 bullgar. Ndërkohë që një sasi droge, armësh dhe municionesh janë hedhur prej trafikanteve në det, gjatë ndjekjes.
Sipas mediave greke, qe i referohen policise, ajo nuk ishte nje gomone e zakonte, por ishte pershtatur me se mire per te mbajtur brenda saj gjithe sasine e madhe te droges. Madje mediat greke e cilësojnë operacioni, si më të madhin ne historinë e rojes bregdetare greke. Këtyre të fundit u është dashur rreth dy orë ndjekje në detin Egje dhe Jon, përmes skafeve dhe helikopterit për të ndaluar gomonen e cila lundronte me shpejtësi të madh.
Ndërkohë që raportohet se ka patur të lënduar nga agjentët, pasi gjatë ndjekjes dhe manovrave në det për tiu sdhmangur të shtënave nga trafikantët, ata ranë nga bordi I skafit të rojes bregdetare. Sipas autoriteteve greke, bëhet fjalë për një rrjet të organizuar ndërkombëtar I cili trafikonte drogën nga Shqipëria në tregun vendas dhe atë Europian.



