Laboratori i kokainës, një prej të arrestuarve i biri i gazetarit Artur Zonja

Laboratori i kokainës, një prej të arrestuarve i biri i gazetarit Artur Zonja

Zbardhet identiteti i njërit prej të arrestuarve gjatë operacionit të zhvilluar dje në Qerekë të Krujës dhe Tiranë, zona e “Kodrës së Diellit”, ku u zbulua një laborator kokaine.

MCN TV mëson se bëhet fjalë për shtetasin Aldi Zonja, i biri i gazetarit Artur Zonja.

7 nga të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa 3 të tjerë janë shtetas nga Venezuela dhe Kolumbia. Policia ka sekuestruar 6,1 kg kokaine dhe 36 mijë euro.

Grupi vepronte si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy