Policia e Krujës ka vënë në pranga gjatë orëve të fundit një 48-vjeçar, nën akuzën e “Dhunës në familje”. Sipas informacioneve të Policisë, në pranga përfundoi shtetasi B. R., i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij.
Sipas burimeve, ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në Polici, ndërsa 48-vjeçari është vënë menjëherë në pranga.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



