
Është arrestuar 26-vjeçari Florjan Tonuzi, i cili akuzohet se vrau vëllanë e tij, Benard Tonuzin, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Maqellarë të Dibrës.
26-vjeçari u arrestua në afërsi të banesës, ndërsa rezulton përdorues droge.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të ditës së djeshme, në fshatin Alabegi, ku 26-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë e tij, Bernard Tonuzin, 23 vjeç.
Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë rezulton se autori ka qenë një person problematik, ndërsa para një viti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të atit, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin.
Ende nuk dihen motivet që e çuan Florjan Tonuzin drejt aktit të rëndë të vëllavrasjes.




