Policia e Tiranës ka arrestuar sot 6 policët privatë të cilët shoqëronin blindin security ku u grabitën 3.5 milionë euro të një banke.
Ditën e enjte 5 persona të armatosur dhe të veshur si policë sulmuan mjetin transportues, ndërsa pas grabitjes dogjën makinën me të cilin kryen ngjarjen. Policia po punon për identifikimin dhe ndalimin e tyre.



