Agjenti i shkrimtarit: Salman Rushdie në ventilator dhe i paaftë për të folur

Agjenti i shkrimtarit: Salman Rushdie në ventilator dhe i paaftë për të folur

Pas sulmit të djeshëm, agjenti i shkrimtarit Salman Rushdie, Andrew Wylie, ka thënë se "lajmet nuk janë të mira" pasi autori u godit me thikë në New York.

Ai u sulmua në skenë dhe tani është në një ventilator dhe nuk mund të flasë, tha Wylie në një deklaratë, duke shtuar se autori, 75 vjeç, mund të humbasë njërin sy, raportoi sot BBC.

Rushdie është përballur për vite të tëra me kërcënime me vdekje islamike pas shkrimit të librit “Vargjet satanike”, botuar në vitin 1988.

Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey.

Policia e Shtetit të New Yorkut tha se i dyshuari doli në skenë dhe sulmoi Rushdien dhe një intervistues në Institutin Chautauqua në shtetin perëndimor të New Yorkut.

Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë, mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar," tha agjenti i tij.

Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila është në proces të marrjes së urdhrave të kontrollit për të ekzaminuar një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.

Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet.

Ai u dërgua në një spital në Erie, Pensilvani, me helikopter.

Rushdie është autor me origjinë indiane, fitues i çmimit Booker britanik. Ai ka shkruar 14 romane, por është më i njohur për romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”.

Libri i Rushdie “Vargjet Satanike” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy