
Policia e Maliqit ka njoftuar se mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në Maliq, ku një automjet me drejtues një 27 vjeçar ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, i riu ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital.
Më datë 07.11.2022, rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



