“Sill vajzën ose do ju vras”/ Si përndiqej dhe kërcënohej 18-vjeçarja gjatë karantinës

“Sill vajzën ose do ju vras”/ Si përndiqej dhe kërcënohej 18-vjeçarja gjatë karantinës

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit burg shtetasi E.K., i akuzuar për përndjekjen e një 18-vjeçareje. Në vendimin e Gjykatës të siguruar nga TvT, thuhet se ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë muajit prill, kohë kur vendi ndodhej në karantinë për shkak të pandemisë.

Në këtë periudhë, në Komisariatin e Policisë Nr.6. në Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja L. S., e cila ka kallëzuar se: Prej pesë muajsh ka qënë e lidhur me shtetasin E. K. Më datë 10.04.2010, kur ajo ka dalë nga banesa për të rregulluar telefonin, ka takuar këtë të fundit, i cili e ka pyetur “se përse nuk i'a hapte telefonin”. Më pas, ata kanë shkuar në shtëpinë e tij për të marrë një aparat tjetër celular, sepse ai ka pretenduar se nuk mund të rrinte pa folur me të.

Rreth orës 17:00 ai ka shkuar në banesën e 18-vjeçares dhe i ka dalë babai i saj, të cilit i ka thënë  “sill vajzën ose do ju vras”. Babai i saj, i ka thënë atij të rrinte larg tyre. Më datë 11.04.2010, rreth orës 09:00 shtetasi E.K., është futur në banesë pa dijeninë e vajzës dhe i ka kërkuar të dilnin për të folur së bashku. Ndërkohë, ai ka pasur një thikë në dorë dhe e ka kërcënuar, se do të vriste veten para saj.

Më pas, ka ardhur gjyshja e saj dhe ai ka dalë jashtë, por është futur sërish brenda, e ka tërhequr L., prej krahu, me qëllim ta nxirrte jashtë. L. S., ka shtuar se nuk do të ketë me lidhje me të, por ai e kërcënon me jetë.

Shtetasi E. K., i cili ka spjeguar se ka qenë i lidhur me kallzuesen prej shtatë muajsh dhe kanë menduar të fejohen, por babai i saj nuk ka qënë dakord. Ai ka spjeguar se shpesh L., shkonte në shtëpinë e tij, por më datë 10.04.2020, ai e ka marrë në telefon dhe ajo nuk i është përgjigjur. Pas disa thirrjeve, nga telefoni i saj i është përgjigjur një burrë, i cili e ka fyer dhe ofenduar E. Më pas, ai ka shkuar në banesën e L., për t’u  sqaruar. Ai pretendon se ata nuk kanë debatuar apo të jenë konfliktuar, por në një moment L., ka lajmëruar të atin, duke i thënë se Erjoni kishte ardhur sërish në banesë dhe më pas është njoftuar policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy