Ndihmuan refugjatë të kalojnë kufirin ilegalisht/ Arrestohen dy të kërkuarit në Vlorë

Ndihmuan refugjatë të kalojnë kufirin ilegalisht/ Arrestohen dy të kërkuarit në Vlorë

Policia ka njoftuar se është bërë arrestimi i dy personave të shpallur në kërkim në Vlorë.

Sipas, specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë të arrestuarit janë R. R., 31 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Të rinjve, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.

Dyshohet se dy të arrestuarit janë janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të shtetasve nga vendet e treta në bashkëpunim me I. H, i arrestuar në dhjetor nga Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy