Trafik armësh nga Mali i Zi/ Bregu: Fresku zona më problematike dhe me më shumë kriminalitet

Trafik armësh nga Mali i Zi/ Bregu: Fresku zona më problematike dhe me më shumë kriminalitet

Gazetari Sokol Bregu, në një koment për MCN Live, ka dhënë detaje mbi operacionin “Rotondo”, ku u godit një grup kriminal i përfshirë në trafikun e armëve nga Mali i Zi drejt Tiranës.

 

Në bllok bëhen bisedime, por ka mbi 8 vite që nuk ndodhin ngjarje të mëdha. Dy janë lagjet më problematike në Tiranë, Fresku dhe Astiri, të dyja janë zona që janë ndërtuar nga ndërtues që pjesën më të madhe të parave e kanë marrë në cash, që do të thotë shumica prej tyre kanë qenë para të pista, pra pjesa më e madhe e tyre kanë qenë me procedime penale. 

 

Në këto zona, në çdo pallat mund të gjesh 2 apo 3 persona me precedent. Fresku ka kriminalitet më shumë se çdo zonë tjetër dhe jashtë kontrollit, dhe një pjesë e madhe aty banon me qira; një pjesë e madhe janë të paidentifikuar, që do të thotë se një pjesë e trafikantëve jo në nivele të larta janë aty dhe armët ngelen aty duke menduar se janë jashtë ndikimit të policisë. 

 

Pjesa më e madhe e krimeve të rënda bëhen me kallashnikov, sepse s’ka shpëtim dhe po nuk pate shënjestër fare.

 

Operacioni “Rotondo” vjen si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të goditur trafikun e armëve në kryeqytet dhe për të kontrolluar zonat e njohura si më problematike nga veprimtaria kriminale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy