
Rreth 20 nxënës të shkollës së mesme në Postribë të Shkodrës, të moshës 15-16 vjeç, duket se janë helmuar nga ushqimi dhe uji që kanë konsumuar dje. Një pjesë e tyre janë paraqitur pranë spitalit të Shkodrës për mjekim pasi kishin të vjella dhe marrje mendsh. Pas marrjes së mjekimit, ata kanë shkuar në shtëpitë e tyre, porse në spital kanë ngelur të shtuar katër nxënës.
Prindërit dyshojnë se ata mund kenë pësuar helmim nga uji apo ushqimi i fast food-it që mund të kenë blerë pranë shkollës.
AKU ka nisur hetimet në dyqanet pranë për të gjetur shkakun e helmimit.



