Shijaku mbulohet nga plehrat/ Pula: Situata e njëjtë në disa fshatra, në prag të katastrofës mjedisore, bashkia ende pa zgjidhje (VIDEO)

Shijaku mbulohet nga plehrat/ Pula: Situata e njëjtë në disa fshatra, në prag të katastrofës mjedisore, bashkia ende pa zgjidhje (VIDEO)

Situata e menaxhimit të mbetjeve urbane në Shijak ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. 

Në një vështrim të programit "MCN Live", gazetari Besmir Pula thekson se kjo problematikë ka vijuar prej disa kohësh dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje në shumë zona dhe fshatra të Shijakut.

 Venddepozitimet e mbeturinave janë kthyer në “male” plehrash, duke ndotur ambientin, përhapur erë të rëndë dhe përbërë rrezik serioz për shëndetin publik.

Nga informacionet që kemi marrë dhe ajo që kemi parë në terren, situata është shumë më e rëndë se sa duket në pamje të parë. 

Koshat e plehrave janë të mbushur dhe të mbuluar nga mbeturina që janë grumbulluar për ditë të tëra. Kjo situatë është përhapur në zona të gjera, përfshirë disa fshatra të Shijakut si Hardhishta, ku mbeturinat janë lënë jashtë koshave të plehrave, përfshirë materiale ndërtimi, rërë, shishe qelqi, plastika dhe pjesë të automjeteve të shkërmoqura.

Sipas argumenteve të Bashkisë, mbeturinat shpesh përfundojnë jashtë koshave sepse ata mbushen shpejt dhe nuk ka një sistem adekuat për menaxhimin e mbetjeve.

 Koshat janë të amortizuar dhe nuk janë të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e mbeturinave.

Ky është vetëm një nga problemet kryesore, pasi edhe përpunimi dhe trajtimi i mbetjeve është shumë i dobët, çka ka shkaktuar ndotje masive dhe një situatë të jashtëzakonshme.

Një tjetër fshat i prekur është Shilti, që po kalon po të njëjtën situatë. Shumë plehra janë djegur, duke shkaktuar probleme mjedisore të rënda, përfshirë ndotjen e ajrit dhe mundësinë e përhapjes së substancave të dëmshme.

Bashkia e Shijakut ka bërë disa përpjekje për të zgjidhur këtë situatë, por deri tani nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. Ata thonë se kanë pastruar disa zona, por shumë pjesë të ndotura mbeten jashtë vëmendjes. Detyrimi i Bashkisë është që të pastruar gjithë zonën e ndotur, dhe të krijohet një sistem më efikas për menaxhimin e mbetjeve urbane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy