I dënuar në Itali për prostitucion dhe dhunë seksuale, kapet në Kavajë 55-vjeçari

I dënuar në Itali për prostitucion dhe dhunë seksuale, kapet në Kavajë 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Xheladin Deda, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni për kapjen e tij është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë”, njoftoi policia.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy