Aksioni i RENEA-s në Elbasan, shoqërohet Kelmend Xhaferri

Aksioni i RENEA-s në Elbasan, shoqërohet Kelmend Xhaferri

Kelmend Xhaferri është një nga personat e shoqëruar këtë të enjte në qytetin e Elbasanit, gjatë aksionit të forcave operacionale për kapen e personave të shpallur në kërkim. Ai është një person i përfshirë në disa ngjarje të ndodhura në Elbasan, si edhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në këtë qytet, kur u vra Pjerin Xhuvani.

Aksioni i ditës së sotme është vaazhdim i operacionit “Plumbi i Artë", një dosje kjo e zbërthyer pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajt. Nga dëshmitë e tyre dolën një sërë emrash të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy