Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:40, në aksin “Lezhë–Milot”.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me një tjetër automjet, që drejtohej nga shtetasi F. P.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku po marrin ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



