
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë gjatë një manovre parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën.
Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke dokumentuar aksidentin për të zbuluar shkaqet e tij.



