Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapen në Tiranë dy vëllezër turq

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapen në Tiranë dy vëllezër turq

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga dy vëllezër turq, si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Dy të ndalurit janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy