Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në portin e Durrësit

Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në portin e Durrësit

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar me iniciale B. S., pasi tentoi të fuste mallra kontrabandë në vendit tonë.

Në cilësinë e provave materiale policia sekuestroi qindra paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Njoftimi i plotë: Port Durrës

Goditet një rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë në vendin tonë. 

Arrestohet në flagrancë shoferi i kamionit në të cilin u gjetën qindra paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e rasteve të tentativës për të kaluar mallra kontrabandë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", shtetasin: 

B. S., 32 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste kontrabandë në vendin tonë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy