
Sulmi kibernetik që pësuan faqet qeveritare duket arritur deri tek emailet e kryeministrit Edi Rama vunë në lëvizje qeverinë dhe Agjensinë e Kombëtare të Shoqërisë së informacionit.
Me theksin te fakti se nuk kishte patur humbje të dhënash, AKSHI njoftoi se kishte bërë izolim të menjëhershëm pas identifikimit të sulmit në përputhje me protokollet ndërkombëtare.
Lidhur me këtë, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCn tv, eksperti i kibernetikes, Besmir Semanaj, thotë se nëse do të bëhej fjalë për sulm kibernetik, prokuroria dhe institucionet përkatëse nuk janë në gjendje të kryejnë një hetim të detajuar.
Sipas tij, këtu kanë dështuar institucionet duke treguar një paaftësi dhe delitantizëm të madh.
Nëse do kishim një sulm, besoj do jemi në të njëjtën gjendje ne të cilën jemi dhe tani, kemi një sulm dhe shteti shqiptar, prokuroria dhe institucionet përkatëse nuk janë në gjendje, ose nuk duan, sepse besoj se janë në gjendje, që të bëjnë një hetim të plotë.
Mjaftojnë emailet që dolën dje, dhe për sa kohë qeveria shqiptare nuk e ka përgënjeshtruar që këto faqe nuk ka informacione të vërtetë, të hapet një hetim. Po të shikojmë emailet që dolën dje, nga adresat zyrtare dhe me adresa yahoo e gmail, ku persona me pozita shumë ta larta shtertroe, i drejtohen innstitucioneve shtetërore analoge partnere me një adresë yahoo e gamil dhe marrin përgjigje me atache, dhe pasi pashë këto emaile, kuptoj në një farë mënyre si ëhstë hakëruar shteti shqiptar, sepse do të ishte shumë e thjeshtë për një haker të krijonte të adrese gmaili ose hotmaili, dhe të dërgonte një ligj, projektligj, duke pretenduar se është një ix person
Nëse institucionet shqiptare kanë ceduar në këtë pikë është e kotë te diskutojmë investimet, është e kotë te diskutojmë çfarë duhet të bëjmë për tu mbrojtur, është një paaftësi dhe dilitantizëm extrem, është një gjë që në kaq vite karriere nuk e ka parë as në kompani shumë të vogla.



