Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës së lënë pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tek ura e Lanës janë përplasur dy makina.
Për pasojë dy persona kanë mbetur të dëmtuar, duke u dërguar në spital.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë mos respektimi i semaforit, nga njëri prej mjeteve.
Policia po heton për të zbardhur më shumë nga ngjarja, ndërkohë që mësohet se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.



