Përfshihet nga flakët një banesë në qendër të Elbasanit, panik te banorët

Përfshihet nga flakët një banesë në qendër të Elbasanit, panik te banorët

Një banesë private është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë ish-kinemasë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës përreth. Shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në ajër, duke qenë të dukshme nga disa pjesë të qytetit.

 

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë plotësisht banesën, në të cilën jetonte vetëm një person. Fatmirësisht, ai ka arritur të shpëtojë pa lëndime, por mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk ka mundur të japë ende shpjegime mbi shkaqet e zjarrit.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në objektet përreth. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

 

Banesa e përfshirë nga zjarri ndodhet në një zonë të populluar, pranë disa njësive të biznesit, çka ka rritur shqetësimin për sigurinë në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy