
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.
Policia ka njoftuar sot se në bashkëpunim me Policinë Kufitare Greke, më datë 30 nëntor nga ora 18:00 deri në orën 22:00 rruga do të jetë e bllokuar.
Njoftimi i policisë
Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.



