Dy të rinj në Tiranë vidhnin gjeneralitetet e të tjerëve, krijonin llogari të rreme në rrjete sociale/ Njëri në pranga

Dy të rinj në Tiranë vidhnin gjeneralitetet e të tjerëve, krijonin llogari të rreme në rrjete sociale/ Njëri në pranga

Krijonte llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale, kapet nga policia e Tiranës 26-vjeçari, si dhe procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve në të Dhënat Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një hetimi intensiv tremujor, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The puzzle”.

Si rezultat i tij, u bë ndalimi i shtetasit K. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin gjeneralitetet të shtetasve të ndryshëm, dhe krijonin llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale. Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy