Vritet me thikë shqiptari në Itali

Vritet me thikë shqiptari në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar me inciiale F.B është vrarë me thikë mbrëmjen e kaluar në Artena të Italisë.

Trupi i pajetë u identifikua pas disa orësh hetimesh nga karabinierët. 32-vjeçari me origjinë shqiptare, u gjet pa dokumente, të cilat nuk lejuan të gjurmonin menjëherë identitetin e tij.

Dyshohet se 32-vjeçari është therur në një vilë në via del Boschetto pas një konflikti me dy persona të tjerë.

Bëhet me dije se fillimisht i riu arriti të arratisej, por vetëm për një distancë të shkurtër pasi plaga në qafë ishte shumë e rëndë.

Trupi i burrit u gjet fillimisht nga një banor, i alarmuar nga lehja e qenit para portës.

Mediat italiane raportojnë se dy persona janë ndaluar dhe akuzohen për vrasjet e 32-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy