Emrat/ Parcelë me kanabis në Malësinë e Madhe, tre të arrestuar, në kërkim roja

Emrat/ Parcelë me kanabis në Malësinë e Madhe, tre të arrestuar, në kërkim roja

Një parcelë kanabisi është zbuluar në Malësi të Madhe, ndërsa është shpallur në kërkim një 51-vjeçar, i cili është filmuar nga policia duke ruajtur serën i armatosur. Në kuadër të operacionit policor të koduar “ZOOM”, u arrestuan shtetasit Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj. U shpall në kërkim Lek Kokaj. Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrollit të territorit dhe të megaoperacionit “Alpe të Pastra”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë zhvilluar operacionin policor me metoda proaktive, të koduar “ZOOM”. Gjatë operacionit të zhvilluar në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: Gjergj Dragani, 51 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim; Florjan Gjerkaj, 35 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit; Luli Gjerkaj 70 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Lek Kokaj, 51 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar bimë narkotike, Policia referoi materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal. Në kuadër të këtij procedimi penal, u siguruan prova nëpërmjet pajisjeve inteligjente, ku shfaqej shtetasi L. K. (tashmë i shpallur në kërkim), i cili ruante një parcelë ku ishin kultivuar 161 bimë narkotike kanabis dhe vadiste bimët narkotike, në bashkëpunim me shtetasit Gj. D. dhe F. Gj. Shtetasi L. Gj. kishte djeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar krimin, pasi në pronën e tij kalonte tubi i ujit që përdornin shtetasit e lartpërmendur, për të vaditur bimët narkotike. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna kërkimore për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy