Zbardhet skema, punonjësi i Këshillit të Qarkut do të punësonte qytetarin si mësues

Zbardhet skema, punonjësi i Këshillit të Qarkut do të punësonte qytetarin si mësues

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK në zyrat e Arsimit Dibër, për korrupsion me punësimet. Mes të arrestuarve ishin Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh.

Sipas njoftimit për mediat nga SPAK, rezulton se qytetari Halit Shehu, kërkonte të punësohej si mësues dhe për këtë ka kontaktuar me një punonjës të Këshillit të Qarkut Dibër me inicialet Fitim Farruku.

Ky i  fundit, kundrejt 100 mijë lekëve i ka premtuar se do të ndikojë tek drejtuesit e Zyrës Arsimore. Në momentin kur ka ndodhur shkëmbimi i lekëve, ata janë arrestuar të dy nga policia.

Në kuadër të procedimit penal Nr.176/2021 të SPAK, nga veprimet ka rezultate që shtetasi Halit Shehu ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër. Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin Fitim Falluku, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H. Sh. të punësohet si mësues pranë kësaj zyre. Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga shtetasi Halit Shehu, kundrejt shtetasit Fitim Farruku, kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.

Shtetasi Halit Shehu dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, shtetasi Fitim Farruku dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy