
Një person në Divjakë ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia duke punua.
Policia Divjakë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.
Lidhur me këtë ngjarje veprimet e mëtejshme po kryhen nga Prokuroria e Fierit.



