
Një ngjarje makabre ka ndodhur sot në Pogradec.
Një 70-vjeçare u ekzekutua nga i bir, një person me probleme të shëndetit mendor.
Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka masakruar me thikë të ëmën, në shtëpinë e tyre në fshatin Buçimas.
Mësohet se 44-vjeçari ishte diagnostikuar prej kohësh me probleme mendore, por nuk pranonte të merrte mjekim.
Për më tepër, ka dyshime se ai përdorte edhe lëndë narkotike. Kjo ka çuar në tragjedinë e pasdites së të enjtes.



