
Një fugon me turistë është përmbysur në një kanal në zonën e Çifligut në Lushnjë.
Mësohet se në fugon ndodheshin 6 turistë polakë që po shkonin në Berat.
4 prej tyre ndodhen në spital.
Sipas informacioneve paraprake shoferi ka dalë nga rruga, ndërsa dyshohet se kishte qenë duke lëvizur me shpejtësi.



