Tentoi të fuste mallra kontrabandë në vendin tonë, arrestohet në Qafë Thanë 56-vjeçari

Tentoi të fuste mallra kontrabandë në vendin tonë, arrestohet në Qafë Thanë 56-vjeçari

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale A.K pasi tentoi të fuste në vendin tonë nëpërmjet mjetit të tij mallra kontrabandë si pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë.

Gjithashtu, gjatë këqyrjes së mjetit u konstatua ndryshim në vëllimin e serbratorit të tij.

Njoftimi i policisë: Qafë Thanë, Pogradec

Policia Kufitare godet një tjetër rast të aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra.

Sekuestrohen mallra ushqimore dhe sasi nafte, të dyshuara të kontrabanduara.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që tentoi t’i fuste në vendin tonë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara (pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë). Gjithashtu, gjatë këqyrjes së mjetit u konstatua ndryshim në vëllimin e serbratorit të tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy