
Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Lushnjes pasi në mënyrë të vazhdueshme kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon një 14-vjeçare.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit M.K 18-vjeç dhe D.H 23-vjeç nga Lushnja.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe.”, shkruan policia.



