Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi shpërndanin drogë ekstazi dhe MDMA në këtë qytet.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, finalizuan me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ervis Bruçi, 21 vjeç; E. M., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe Rron Berisha, 26 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve Ervis Bruçi dhe E. M., si dhe kontrollit të ambientit, ku ishin akomoduar këta shtetas, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 61 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Rron Berisha, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, edhe 80 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.



