“Më duheshin para”/ Vrau shitësin grek gjatë tentativës për grabitje, lihet në burg i riu shqiptar

“Më duheshin para”/ Vrau shitësin grek gjatë tentativës për grabitje, lihet në burg i riu shqiptar

Autoritetet greke kanë lënë në burg 27-vjeçarin shqiptar, i cili pak ditë më parë teksa tentonte të grabiste një dyqan, qëlloi për vdekje shitësin. Shqiptari akuzohet për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje. Gjatë seancës gjyqësore, i riu shqiptar është shprehur se nuk kishte ndërmend të vriste shitësin, por arma u shkrep gjatë përleshjes fizike. Ai pranoi se kishte shkuar në dyqan për të kryer grabitje, por jo për të vrarë 44-vjeçarin.

Shqiptari pretendon se në atë moment ka qenë nën efektin e drogës. “Jam i varur nga droga dhe më duheshin para”, ka thënë 27-vjeçari para trupës gjykuese.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy