
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Forcat “Shqiponja” janë kërcënuar nga dy persona në hyrje të qytetit vend në të cilin ndodheshin në postbllok.
Menjëherë këta të fundit janë vene në ndjekje të këtyre dy personave ku edhe kanë arritur t’i ndalojnë dhe i kane shoqëruar në komisariat.
Dy personat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kanë kërcënuar efektivët me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba”.
Mësohet se njëri nga të shoqëruarit është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në detyrë.
Nuk dihen ende arsyet e këtij kërcënimi ndaj efektiveve por shpresohet që në marrjen në pyetje të mund të arrihet në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.



