
Vetingu në Policinë e Shtetit u rikthye gjatë kësaj jave në një periudhë të nxehtë për strukturën.
Është konfirmuar në detyrë sot Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Trupa e Vlerësimit kishte kryesues Klevis Dhigoin, relatore Erjana Pjetrin dhe anëtare Ersa Karajn.
Zuriqi doli sot para trupës vlerësuese dhe kaloi të treja kriteret, atë të pasurisë, aftësisë dhe pastërtisë së figurës.
Në seancën e parë u konfirmua në detyrë kreu i Policisë së qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj.



