
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një ftesë për qytetarët shqiptarë që iu ka skaduar karta dhe kanë nevojë për rinovim, që të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore.
"Shumë urgjente që të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që ata të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet 4/25. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes 6/5 mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë - merrni letërnjoftim të ri -tani -kështu që të mund të votoni më 4/25",- shkruan Yuri Kim.




