Gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë se nga operacioni i fundit “Revanshi” i njohur ndryshe si “Metamorfoza 3” janë 18 episode.
Për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se pjesa më e madhe e materialeve janë për organizim për të kryer një atentat, por jo vetë atentat, ka një plagosje dhe tentativë.

Në momentin që ka kapur prokuroria bisedat e kriptuara kanë qenë në këtë fazë, nga momenti që Sky ka ndaluar së ekzekutuari dhe deri te hetimet kanë filluar vrasjet.
Në rastin konkret hetimi ka ndodhur pasi ka ndodhur vrasja, ndërkohë që hetimi ka synim parandalimin.
Materiali i ardhur është shumë voluminoz dhe që të lidhësh fijet e merimangës duhen shumë burime njerëzore dhe kombinim hetimesh, deklarimesh dhe ngjarjeve që ka procedime të tjera, të kombinuara me bashkëpunëtorët e drejtësisë që janë në burg, do bëjë që të kemi rezultate.



