KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Sokol Ngresin, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 9 dhjetor për subjektin e rivlerësimit, Sokol Ngresi vendosi konfirmimin në detyrë të Sokol Ngresit, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu relatore, Lulzim Hamitaj anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe e ushtron funksionin e tij si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy