
Policia e Tiranës ka njoftuar se dje është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. M., 56 vjeç, i punësuar si roje pranë një institucioni arsimor.
Aktualisht, po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



