Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, që Apeli i GJKKO vendosi për të javën e kaluar.

I shoqëruar nga dhjetëra demokratë që e pritën në oborrin e SPAK-ut, Berisha ka kryer procedurat që parashikon ligji dhe është larguar pak minuta pasi kishte hyrë.

Por në proces-verbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore ka lënë një shënim:

Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale.

Që prej 27 nëntorit të vitit të kaluar, Berishës i është ndryshuar masa e sigurisë, nga arrest shtëpie, në detyrim paraqitje.