
Një 35-vjeçar nga Kurbini është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka mbërritur në spital me dëmtime të shkaktuara nga të shtënat, ndërsa menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë.
Grupet hetimore ndodhen në punë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin/autorët e mundshëm.
Ende nuk dihen detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo motivet e kësaj ngjarjeje.



