Aksidentohet makina në aksin Lezhë-Milot, plagoset çifti i bashkëshortëve

Aksidentohet makina në aksin Lezhë-Milot, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj. Sipas informacioneve, msohet se automjeti tip “Ford” ku udhëtonin një çift bashkshortësh ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur në një parcelë.

E plagosur rëndë ka mbetur shtetasja Pashkë Frroku, e cila ishte pasagjere në mjet. Ajo është dërguar në Spitalin e Lezhës kur edhe po merr mjekimin e duhur.

Ndërkohë, i plagosur lehtë ka mbetur edhe bashkëshorti i saj. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia e Lezhës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy