Një zjarr me përmasa të mëdha është shënuar paraditen e sotme në ambientet e një magazine në Shkodër.
Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe shtëllunga e tymit ka mbuluar gjithë zonën.
Policia njofton se rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në bizneset e godinës e cila shërben për disa njësi tregtare. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



