Balla falenderon oficerët e Guardia di Finanza në përfundim të misionin të monitorimit 2023

Balla falenderon oficerët e Guardia di Finanza në përfundim të misionin të monitorimit 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla falënderoi oficerët e Guardia di Finanza, të cilët morën pjesën në fushatën e monitorimit nga ajri për vitin 2023, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Rinas, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të lartë Policisë së Shtetit dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Balla vuri në dukje peshën dhe rëndësinë që ka pasur misioni i GdF në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe shprehu mirënjohjen në emër të shtetit shqiptar për punën e tyre.

Në emër të qeverisë shqiptare, dëshiroj të shpreh të gjithë mirënjohjen time për të gjithë oficerët e Guardia di Finanza për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të popullatës shqiptare.

Sot jemi këtu në Rinas me rastin e largimit tuaj në përfundim të Fushatës së Monitorimit nga Ajri 2023, e cila numëroi 185 orë fluturim, 63 misione fluturimi, nga veriu në jug dhe rezultate të panumërta të arritura në bashkëpunim me forcat tona të policisë.

Balla u ndal edhe afërsinë dhe bashkëpunimin policor mes dy vendeve duke u shprehur se misione si kjo që sapo përfunduam janë një dëshmi e gjallë e afërsisë së institucioneve italiane me institucionet shqiptare, veçanërisht mes Guardia di Finanza dhe forcave tona të Policisë së Shtetit.

Duke folur rreth operacioneve të fundit të policisë kundër shitjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike në vendin tonë, Balla tha:

Me megaoperacionin policor, i nisur në agimin e datës 14 shtator dhe ende në vazhdim në të gjithë vendin, i quajtur “Tempulli”, kemi dashur të shprehim qartë dhe pa asnjë hezitim vullnetin e vendosur të qeverisë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike të drogës, për ta luftuar atë shtëpi më shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat, larg apo afër, pa lënë zona të lira.

Në lidhje me aksionet policore, ministri u ndal edhe në angazhimin e shtuar të strukturave policore në sigurinë e shkollave.

Ne e nisëm qëllimisht aksionin tonë nga shkollat, për t'i bërë të sigurta subjektet më vulnerabël: për t'i mbajtur larg rrezikut të përdorimit të drogës dhe varësisë, por edhe për t'u dërguar mesazhin atyre dhe familjeve të tyre se shteti është prezent me të gjithë forcën e saj dhe se duhet të kenë besim tek institucionet tona.

Në fund të fjalës, Balla falënderoi edhe ambasadorin italian për angazhimin dhe kontributet e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadori Bucci, shprehr vlerësimet e tij për punën 60 ditore të ministrit Balla dhe rezultatet e arritura nga Policia Shqiptare.

Faleminderit ministër për çdo gjë që po bën. Faleminderit që keni përforcuar më tej bashkëpunimin dypalësh me Italinë.

Mesazhi që duam të japim sot është që lufta e përbashkët kundër kriminalitetit dhe trafikimit të narkotikëve vazhdon deri në fitoren përfundimtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy