
Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht në Tiranë në 24 orët e fundit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasin e identifikuar me inicialet L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, i cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.
Ndërkohë në 24 orët e fundit është arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar i identifikuar me inicialet A. Gj, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh, 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese.
Gjithashtu nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë i një 42-vjeçari M. Ç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
L. S, 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.



