
Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Fier- Levan, ku dyshohet se shkak është bërë moti i keq.
Mësohet se dy automjete një tip “Toyota” dhe një tip “Opel “ me targa Kosove janë përplasur me njëra -tjetrën ndërkohë që nga informacioni paraprak i policisë raportohet për dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhë të gjata automjetesh pasi aksi njihet për ngarkesën në qarkullim.
Një prej shkaqeve dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak te shiut. Policia ne vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.



