Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar me iniciale K.V pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase duke shkuar në ambientin e saj të punës, si dhe ka goditur pronarin e subjektit ku ajo punon, dhe i ka dëmtuar atij automjetin.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. V., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase duke shkuar në ambientin e saj të punës, si dhe ka goditur pronarin e subjektit ku ajo punon, dhe i ka dëmtuar atij automjetin.



