Krimi në Kavajë, vëllai vrau vëllanë pas konfliktit për rrugën (VIDEO)

Krimi në Kavajë, vëllai vrau vëllanë pas konfliktit për rrugën (VIDEO)

Një konflikt në familje në fshatin Agonas të Kavajës, i ndodhur mes dy vëllezërve në një arë, ka përfunduar me vrasjen me thikë të njërit prej tyre.

 

Gazetarja Ervina Garo raportoi për MCN Live, se autori i dyshuar ishte kryeplaku i fshatit, i cili pas krimit dhe arrestimit ka shprehur pendesë.

 

Muhamet Rreshka dhe Eqerem Rreshka janë konfliktuar në arë, ndërsa mblidhnin bazën ushqimore për bagëtitë. 

 

Muhamet Rreshka 76 vjeç, i cili është dhe kryeplaku i zonës ka goditur me thikë vëllanë e tij Eqerem Rreshka, 74 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. 

 

Debati mes tyre ka lindur pasi autori i dyshuar nuk donte që i vëllai të kalonte në arën e tij, duke e përdorur si rrugë, duke bërë që ky konflikt të përfundojë në mënyrë tragjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy