Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Arrestohet punonjësi i sigurisë, detektori sinjalizoi armën por ai nuk ushtroi kontroll, qëndroi ulur (VIDEO)

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Arrestohet punonjësi i sigurisë, detektori sinjalizoi armën por ai nuk ushtroi kontroll, qëndroi ulur (VIDEO)

Ngjarja tragjike që tronditi Shqipërinë, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, ka nxjerrë në pah një skandal të rëndë në sistemin e sigurisë së gjykatave.

Sipas gazetarit Besmir Pula në “MCN Live”, policia konfirmon se detektori metalik ka funksionuar dhe ka sinjalizuar prezencën e armës, por punonjësi i sigurisë nuk ndërhyri dhe qëndroi ulur në karrige, duke mos zbatuar asnjë nga procedurat e sigurisë të parashikuara.

Sipas hetimeve paraprake, më 7 tetor, rreth orës 13:42, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi kaluan nëpër detektorin e metaleve për të hyrë në ambientet e brendshme të gjykatës. Pajisja sinjalizoi me dritë të kuqe dhe alarm zanor, por roja i sigurisë nuk ushtroi kontroll fizik dhe nuk i regjistroi në librin e hyrje-daljeve, siç kërkohet nga protokolli, por qëndroi ulur.

Pas kësaj, autorët qëndruan për rreth dy orë në hollin e pritjes së publikut pa ngjallur dyshime, deri në momentin kur u lejua hyrja në sallën e gjyqit.

Rreth orës 15:35, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin për çështjen e pronësisë, Elvis Shkambi nxori armën nga brezi dhe e qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur për vdekje në zemër. Më pas, ai qëlloi edhe në drejtim të Ragip dhe Ervis Kurtaj, baba e bir, me të cilët kishte konflikt pronësie, duke i plagosur.

Sapo gjyqtari ka shpallur fitues palën tjetër në gjyqin për pronën, Shkambi ka deklaruar se aty iu mbush mendja për ta vrarë.

Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty mu mbush mendja për ta vrarë kur dha vendim kundër nesh, është shprehur ai. 

Policia ka arrestuar rojen e sigurisë, i cili akuzohet për shkelje të rëndë të detyrës dhe moszbatim të protokollit të sigurisë. Ai është përgjegjës për lejimin e hyrjes së një personi të armatosur në gjykatë, duke mos kryer as kontroll fizik dhe as regjistrimin e personave në protokoll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy